Hapja e qendrës

Më 10 maj të vitit 2017, në prani të përfaqësuesve të institucioneve arsimore të Maqedonisë, për  opinionin e gjerë zyrtarisht dyert i hapi z. Shtefan Peter, kryetar i Bordit drejtues së EVN-Maqedoni.

“Energjia e elektrike është fenomen i vërtetë dhe një nga shpikjet më të rëndësishme të njerëzimit. Duke u nisur nga kjo, ne na lindi ideja të krijojmë vend ku vizitorët e sidomos gjeneratat e ardhshme do të mund të edukohen dhe t’i plotësojnë njohuritë e veta. Pikërisht për këtë, si kompani me  përgjegjësi shoqërore, ua vëmë në dispozicion Qendrën Ekspozuese “Matka” , pa asnjë kompensim dhe shpresojë se përmbajtjet që janë këtu do të jenë pjesë e programit arsimor. Qëllimi ynë është që Qendra Ekspozuese “Matka” të jetë vend që do të inkurajojë dhe do të nxisë të rinjtë të ëndërrojnë për inovacione dhe progres”, deklaroi  në ngjarje z. Peter.