Prodhimi i energjisë elektrike në Maqedoni
Në Maqedoni elektrifikimi filloi në fillim të shekullit të kaluar. Në vitin 1909 në Shkup u lëshua në përdorim centrali i parë për prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoni.
Centrali ka prodhuar rrymë njëkahëshe me fuqi prej 60 KS dhe me voltazh prej 220V. Energjia elektrike e prodhuar në centralin e parë në Shkup është shfrytëzuar për ndriçimin e godinës në të cilën ka qenë i vendosur guvernatori turk ( në atë kohë Maqedonia ka qenë në përbërjen e Perandorisë Otomane), për pompën e stacionit të ujësjellësit të qytetit dhe për ndriçimin e një rruge në qytet. Në vitin 1924, kur është elektrifikuar pjesa e dytë e qytetit në Maqedoni- Manastiri, në Shkup lëshohen në përdorim disa agregatë – dizel më të vegjël për prodhimin e energjisë elektrike, e cila është përdorur për ndriçimin e disa fabrika të asaj kohe, të spitalit të qytetit dhe teatrit.
Në të njëjtën periudhë është ndërtuar edhe hidrocentrali i parë elektrik në Maqedoni, në vitin 1927, në lumin Shkumbin në Tetovë. HEC “Pena” ka qenë me fuqi prej 1760 kW. Përveç nevojave të Tetovës, ky central ka prodhuar energji elektrike edhe për nevojat e Shkupit, me çka është ndërtuar përçuesi prej 35kV me gjatësi prej 45 km. Në fillim të Luftës së Dytë Botërore në Maqedoni në përdorim u lëshuan disa agregat për prodhimin e energjisë elektrike me fuqi të vogël. Në vitin 1938 në përdorim u lëshua hidrocentrali “Matka”, cili me karakteristikat e veta dhe fuqinë nga mbi 4MW ka paraqitur kapacitetin e madh të parë për prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e atëhershme.
Deri në vitin 1940 thuajse të gjitha qytetet më të mëdha të Maqedonisë kanë pasur energji elektrike. Elektrifikimi më intensiv dhe zhvillimi i sistemit elektorenergjetik i Maqedonisë filloi me Ndërmarrjen Federale të Elektroenergjetikës ( NFE), e cila më vonë u transformua në Ekonominë Elektrike të Maqedonisë – EEM. Në periudhën prej vitit 1956 deri në vitin 1970 janë ndërtuar dhe lëshuar në përdorim 7 hidrocentrale ( që punojnë sot e kësaj dite). Prej tyre hidrocentrali më madh është HEC “Vrutok”, dhe është njëri nga hidrocentralet e të ashtuquajturit pellgut të Mavrovës. Në vitin 1964 u ndërtua linja e parë përçuese prej 220kV, që lidhte Shkupin me TEC “Kosova A”, kurse vitin tjetër ( 1965) filloi ndërtimi i stacionit të parë transformatori prej 220kV “Shkupi-1”. Në dekadat që pasuan, rrjeti elektroenergjetik përçues ndërtohet edhe 440kW përçues dhe stacione të transformatorëve. Në periudhën prej vitit 1978 deri në vitin 1988 në Maqedoni u ndërtuan tre termocentrale me mundësi të mëdha instaluese, që edhe sot e kësaj dite janë në funksion. I pari prej tyre TEC “Negotino” ( 210MW) është ndërtuar në vitin 1978 dhe uzina për karburant përdor mazut. Ky central shfrytëzohet si kapacitet rezerv në kuadër të sistemit të elektroenergjetikës në vend. I dyti TEC “Oslomoje” ( 125MW) i ndërtuar në vitin 1980 dhe TEC “Bitola” me tri tërësi, të quajtura blloqe, me fuqi të instaluar prej gjithsej 630 MW, nga i cili i fundit në përdorim është lëshuar në vitin 1988. TEC “Oslomej” dhe TEC “Bitola” përdorin qymyrgurin ( lignit) si karburant uzine dhe bashkërisht sigurojnë 70% nga gjithsej prodhim të energjisë elektrike.
Me tendencat e reja në prodhimtarinë e energjisë elektrike në Maqedoni filluan edhe investimet për burimet e ripërtëritshme të energjisë. Në vitin 2014 filloi me punë parku i turbinave me erë në Bogdanci, fuqia instaluese e të cilave është 36,8 MWh dhe mund të furnizojë energjinë elektrike një qytet me madhësi të Gjevgjelisë, Dojranit dhe Bogdancit.