Kumtesë – Matka është fitues i çmimit “Muzeu i vitit”

Kumtesë – Matka është fitues i çmimit “Muzeu i vitit”, i cili ndahet nga ICOM ( International Council of Museums) – Maqedonia. Çmimi jepet me rastin e 18 majit- Ditës Ndërkombëtare të Muzeve për arritje të veçanta në veprimtarinë e muzeve për vitin 2017.

Qendrën Ekspozuese “Matka”  EVN Maqedoni e hapi vjet, deri më tani e kanë vizituar mbi 7.000 vizitorë, ndërkaq u prezantua në Konferencën vjetore të Akademisë Evropiane të Muzeve. Në Maqedoni kjo është qendra e parë e cila merret me shkencat teknike, shërbehet me qasshmëri bashkëkohore të muzeve dhe përmbajtja është prezantuar në mënyrë zbavitëse dhe interaktive. Prezantimi është i vendosur në godinën e vjetër të hidrocentralit Matka, i cili për qytetarët e Shkupit është me rëndësi të veçantë, sepse ka mundësuar rritjen e zhvillimit të qytetit  në shekullin XX. Projektit i paraprinte punë intensive studimore, ndërkaq në ekspozitë sot mund të shihen gjësendet e lashta origjinale, materiale të arkivuara, filma, fotografi, intervista dhe modele interaktive u përpunuan posaçërisht për këtë qëllim dhe prej të cilave vizitorët mësojnë dhe provojnë funksionet dhe mundësitë  e tyre.

Matka është e hapur çdo ditë pune nga ora 10 deri  në orën 15, përveç të hënës.

ICOM është organizata më e madhe ndërkombëtare  e punëtorëve të muzeve  e pranishme në 136 vende e përbërë nga më shumë se 35 000 anëtarë. Organizata ka status këshillues në Botën ekonomike- sociale të Kombeve të Bashkuara. Dega e Maqedonisë e Komitetit është formuar në vitin 1993 dhe prej atëherë vendos status profesional, të cilët kontribuojnë në krijimin e veprimtarinë cilësore të muzeve.