Historia e energjisë elektrike

Për energjinë elektrike në shërbim të nevojave të njeriut ishin nevojshëm shekuj dhe zbulim i vazhdueshëm dhe gradual i një serë të dukirive elektrike.

Për energjinë elektrike

Për atë se prej kur dihet diçka konkrete, për elektricitetin, vështirë të thuhet. Njerëzit moti i kanë  vërejtur dhe kanë qenë të fascinuar nga dukuritë natyrore siç janë vetëtimat, rrufetë e dukuri të tjera. Supozohet që filozofi i lashtë grek Tales nga Mileti ( rreth vitit 600 para erës sonë) i pari ka shënuar se qelibari nëse fërkohet me gëzofin tërheq gjësende të lehta siç është floku, leshi, tallashet nga druri. Dëshira e njeriut që ta kuptojë natyrën vazhdon sot edhe kësaj dite.

Shumë më vonë

rreth  vitit 1600, mjeku anglez Uliam Gjilbert ( William Gilbert), ka vërejtur se trupa të tjerë, si për shembull qelqi dhe leshi, me fërkimin e qelqit ose gëzofit marrinë cilësitë e njëjta sikurse qelibari. Gjilbert thotë se ato janë elektrizuar. Dhe jo rastësisht në gjuhën e lashtë greke qelibari quhet elektron.

Në periudhën nga shekulli XVII deri në fund të shekulli XIX

janë bërë zbulime të rëndësishme-  kufizimi i përçuesve nga izolatorë, elektricitet pozitiv dhe negativ, efekt galvanik, harku elektrik, elektromagnetizmi dhe elektrodinamika, induksioni elektromagnetik, Ligji për elektrolizën, elektromotor i rrymës njëkahëshe, poç me fije qymyrguri, Ligji për qëndrueshmërinë e energjisë së përhershme.

Kthesa e vërtetë është zbulimin i gjeneratorit për rrymën njëkahëshe që shënon erën e elektrifikimit në botë. Në dy dekadat e shekullit XIX ndodh bumi në sferën e energjisë elektrike, duke filluar nga ndërtimi i centralit të parë elektrik për rrymën njëkahëshe në Paris në vitin 1880 për ndriçimin e një zone të caktuar të qytetit. Pastaj pason Centrali i Edisonit në Nju Juork në vitin 1881, nga i cili disa gjeneratorë furnizojnë rreth 3.000 poçe elektrike për 59  konsumatorë, në Londër në 1882, në Berlin 1883. Në Romë në vitin është ndërtuar centrali i parë elektrik për rrymë të ndryshueshëm. Në vitet e 90-ta e shekullit XIX janë ndërtuar me mijëra centrale elektrik në ShBA dhe Evropë, kryesisht për të siguruar ndriçimin.

Zhvillimi vazhdon. Me zbulimet gjeniale dhe patentat e Nikola Tesllës janë krijuar kushte për transportimin e  energjisë elektrike në distanca  të mëdha. Në vitin 1891 është përpunuar përçues me gjatësi prej 175 km për  bartjen e energjisë elektrike trefazore të pandërprerë nga hidrocentrali elektrik në Laufen ( Gjermani) deri në Frankfurt të Majanës, mbi sistemin e Tesllës.

Në vitin 1895

në Niagara, ShBA, fillon të punojë hidrocentrali i parë elektrik, i krijuar sipas patentës së Tesllës, me tre gjeneratorë me fuqi prej 3700KW. Energjia elektrike është transportuar në distancë prej 35km deri në qytetin Bafallo, ku është shfrytëzuar nga industria për aluminit. Ndërtimi dhe fillimi i punës së këtij hidrocentrali konsiderohet si fillimi i revolucionit të botës së elektrifikimit.