Prezantim

Eksponate

Në prezantimin e qendrës ekspozuese mund të shihen gjësendet e lashta origjinale, materiale të arkivuara, filma, fotografi, intervista, komponentë realë dhe sisteme elektroenergjetik si dhe eksponate unike edukative të përpunuara posaçërisht për qendrën dhe të destinuara për të nxënit nëpërmjet interaksionit.

Temat të cilat i përfshijnë këto eksponate janë:

Vizitoni qendrën nga afër dhe njihuni me të gjitha përmbajtjet e qendrës!

Paraqitja e sistemi elektrik shpërndarës

Zbuloni rrugën e energjisë elektrike nga momenti i prodhimit e deri në destinacionin  e fundit në shtëpitë tona, fabrikat, spitalet, shkollat…

Dhoma e kontrollit

Nga dhoma e kontrollit të punësuarit mbikëqyrin punën e hidrocentralit. Tani edhe ju keni mundësi të menaxhoni me instrumente  80 vite të vjetra.

Tabela dispeçere

Shihni tabelën origjinale dispeçere, e cila në Elktroekonominë e mëhershme është përdorur që nga viti 197. Me aprovimin e teknologjive bashkëkohore informatike dhe digjitalizimit të rrjetit në EVN, kjo tabelë mbetet rikujtim i punës së dispeçerëve në të kaluarën.

Dritat ( poçet elektrikë)

Poçet elektrikë janë një lloj i pajisjeve elektrike që çdo ditë i shfrytëzojmë. Sikurse edhe pajisjet e tjera, disa poçe elektrike harxhojnë më pak energji elektrike, kurse të tjerët më shumë. A e dini se cili poç elektrik kursen e cili harxhon më shumë? Provoni ta gjeni vet zgjidhjen.

Fotovoltaikët

Kur energjia diellore shndërrohet në energji elektrike me ndihmën e paneleve diellore? Kemi mini diell të lëvizshëm, merrni dhe provoni më të prodhoni sa më shumë energji.

Turbina me erë

Era është njëri nga burimet e ripërtëritshme të energjisë. Mësoni sesi me ndihmën e turbinave me erë, fuqinë e erës mund ta shfrytëzojmë për të prodhuar rrymë.

Van de Graf

Si vepron elektriciteti në objektet më të afërt? Me gjeneratorin Van de Graf do t’ju ndihmojmë të mësoni pa rrezik që në të vërtetë “t’ju kap” rryma.

Topi plazma

Rreze magjike të ndriçuese nëpërmjet topit të qelqtë ua prekin dorën, e nuk e dini pse? Na vizitoni dhe zbuloni efektet që topi plazma ka mbi trupin e njeriut.