Për qendrën

Qendra ekspozuese Matka është qendra e vetme edukative në Maqedoni që merret me tema energjetike. Në të vizitorët përmes metodave bashkëkohore interaktive mund të mësojnë më shumë për energjinë, historinë, prodhimin, transmetimin dhe përdorimin e saj.

Përmbajtjet edukative janë të vendosura në objektin historik të hidrocentralit të vjetër Matka, ku vizitorët kanë mundësinë unike të shikojnë prej së afërmi objektin energjetik i cili është i vjetër 80 vjet dhe i cili ende mund të jenë të funksion.

EVN-ja ka nderin ta posedojë hidrocentralin Matka si pjesë e prodhimit të saj të vogël të energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme. Matka ka qenë gjithmonë e veçantë. Gjendet në një nga kanionet më piktoreske në Republikë, i vizituar nga turistë nga e gjithë bota. Maqedonia, sikurse pjesa tjetër e botës, ka një nevojë në rritje për edukimin e të rinjve në sferën e ashtuquajtur STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë). Dashuria ndaj këtyre shkencave krijohet që në fëmijëri, ndërsa në Maqedoni nuk ekzistojnë përmbajtje të mjaftueshme edukative që do ta inkurajonin atë.

Historia e pasur e Matkës e cila ia vlen t’u tregohet gjeneratave të ardhshme, si dhe nevoja për edukim nga sfera STEM ishin arsyet kryesore për shkak të të cilave EVN-ja e krijoi Qendrën ekspozuese Matka.