Efikasiteti energjik

Që të prodhohet energjia elektrike, shpenzohen shumë resurse natyrore dhe prandaj me rëndësi të jashtëzakonshme është shfrytëzimi racional i energjisë elektrike ose efikasiteti energjetik.

Koncepti i efikasitetit energjetik nënkupton ndryshimin e zakoneve dhe sjelljeve, reduktimin e shfrytëzimit të energjisë elektrike në mënyrën moderne të jetesës. Gjithashtu, ky koncept përfshin vendosjen e teknologjive të reja dhe një serë masash në sektorin e banimit dhe në sektorin e biznesit sa i përket arritjes së efikasitetit energjetik.

Efikasiteti energjetik sot është përcaktimi strategjik dhe është baza e zhvillimit të ardhshëm ekonomik në të gjitha vendet.

EVN Maqedonia si kompani me përgjegjësi sociale realizon shumë aktivitete për grupe të ndryshme të synuara në drejtim të efikasitetit më të mëdh të energjisë. Aktivitetet janë të destinuara për grupe të ndryshme, veçanërisht në kuadër të Platformës së efikasitetit energjetik. Fushata edukative “Matematika energjetike”, qëllimi i së cilës është efikasteti më i madh energjetik në shtëpitë dhe në kompanitë, mori çmimin ndërkombëtar “Golden Award” nga Organizata ndërkombëtare për marrëdhënie me publikun IPRA. Ky çmim i parë i këtij lloji në Maqedoni është i dhënë për rezultatet e arritura të jashtëzakonshme sa i përket popullarizimit të efikasitetit enegjetik dhe efekteve konkrete te grupe të ndryshme të synuara.

Në qendrën ekspozitëse “Matka”, efikasiteti energjetik është pjesë përbërëse e shumicës së eksponatëve. Nëse dëshironi të mësoni më shumë lidhur me efikasitetin energjetik, vizitoni Qendrën ekspozituese “Matka”.