Njoftim – Matka është fituesi i shpërblimit “Muzeu i vitit”
Shkup, 18.05.2018 – Qendra ekspozuese Matka është fituesi i shpërblimit “Muzeu i vitit” të cilin e ndan ICOM (International Council of Museums) – Maqedoni. Shpërblimi jepet me rastin e 18 majit – Dita ndërkombëtare e muzeve për arritje të shquara në veprimtarinë muzeore për vitin 2017.
EVN Maqedoni e hapi qendrën ekspozuese Matka në vitin e kaluar, deri më tani atë e kanë vizituar më shumë se 7.000 vizitorë, ndërsa u prezantua edhe në Konferencën vjetore të Akademisë Evropiane të Muzeve. Në Maqedoni, kjo është qendra e parë që merret me shkenca teknike, përdor qasjen moderne muzeore dhe përmbajtja prezantohet në një mënyrë zbavitëse dhe interaktive. Vendi ekspozues është vendosur në ndërtesën e hidrocentralit të vjetër në Matkë, i cili për qytetarët e Shkupit ka një rëndësi të veçantë për shkak se ajo ka mundësuar rritjen dhe zhvillimin e qytetit në shekullin e 20-të. Projektit i paraprinte një punë intensive hulumtuese, ndërsa në ekspozitë sot mund të shihen sende të vjetra origjinale, materiale arkivore, filma, fotografi, intervista dhe modele interaktive të cilat janë bërë veçanërisht për këtë qëllim dhe prej të cilave vizitorët mësojnë derisa testojnë funksionet dhe mundësitë e tyre.
Matka është e hapur çdo ditë pune përveç ditës së hënë nga ora 10:00 deri në orën 15:00.
ICOM është organizata më e madhe ndërkombëtare e punëtorive muzeore, e cila është prezente në 136 vende dhe është e përbërë nga më shumë se 35.000 anëtarë. Organizata ka statusin e saj konsultativ në Këshillin Ekonomik-Social të Kombeve të Bashkuara. Dega e komitetit në Maqedoni është formuar në vitin 1993 dhe prej atëherë vendos standarde profesionale të cilat kontribuojnë për krijimin e veprimtarisë cilësore muzeore.