Hapja e qendrës
Më 10 maj 2017, në prezencë të përfaqësuesve të institucioneve arsimore të Maqedonisë, dyert për opinionin e gjerë zyrtarisht i hapi z. Shtefan Peter, kryetari i Bordit drejtues të EVN Maqedonisë.
“Energjia elektrike është një fenomen i vërtetë dhe një nga shpikjet më të rëndësishme të njerëzimit. Duke filluar nga atje, te ne u lind ideja për të krijuar një vend ku vizitorët, e veçanërisht gjeneratat e ardhshme do të kenë mundësi të edukohen dhe t’i plotësojnë njohuritë e tyre. Pikërisht për këtë arsye, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, ua lëmë në dispozicion Qendrën ekspozuese Matka të gjitha institucioneve arsimore në Maqedoni pa asnjë kompensim dhe shpresojmë se përmbajtjet që janë këtu do të jenë pjesë e programit arsimor. Qëllimi ynë është që Qendra ekspozuese Matka të jetë një vend që do t’i inkurajojë dhe do t’i nxisë të rinjtë të ëndërrojnë për inovacione dhe progres”, deklaroi z. Peter në këtë ngjarje.