Transmetimi dhe distribuimi i energjisë elektrike
Që të mundë energjia elektrike e prodhuar nga centralet siç është HEC “Matka” dhe nga të gjithë prodhuesit e tjerë të transmetohet deri te të gjithë konsumatorët, nevojitet ajo “të transmetohet” siç duhet.
“Transmetimi” i energjisë elektrike deri te të gjithë konsumatorë bëhet përmes dy sistemeve të ndërsjella: sistemi i transmetimit dhe sistemi i distriubimit të energjisë elektrike.
Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike përbëhet nga trafostacionet dhe rrjeti i përçuesve të tensionit të lartë, detyra e të cilëve kryesore është që të transmetojnë energjinë elektrike në distanca të mëdha që ndonjëherë tejkalojnë disa qindra kilometra, si dhe deri te fabrikat e mëdha që njëkohësisht janë edhe konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike. Që të mundë të realizojë këtë detyrë, sistemi i transmetimit të energjisë elektrike funksion në nivel të tensionit prej 110.000 dhe 400.000 voltë.
Sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike lidhet me sistemin e transmetimit. Detyra e tij është që ta transmetojë në mënyrë të sukseshme energjinë elektrike deri te të gjithë konsumatorë në vend. Ai përbëhet nga trafostacione dhe rrjeti i distribuimit me linja elektrike, që në varësi të madhësisë së konsumatorëve të kyçur në të, transmetojnë energjinë elektrike në disa nivele të tensionit, duke filluar nga 110.000 voltë, përmes 35.000, 20.000, 10.000 dhe 6.000 voltë deri në 400 voltë.